Gafa e kampionëve të botës

Futboll

Gafa e kampionëve të botës

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 13:13
Gafa e kampionëve të botës

Chelsea arriti të fitonte Kupën e Botës për Klube për herë të parë në historinë e klubit, në fitoren përballë Palemirasit. Por në posterin e klubit për fitimin e këtij trofeu, është bërë një gafë me portierin Mendi.

Në poster shfaqen të gjithë lojtarët e ekipit, ku shkruhej “Kampion të botës”.

Fotoja e marrë për portierin Mendi, duket si një foto e marrë nga një pritje e tij, por nuk është ashtu.

Ajo foto e portierit nga Senegali vjen nga humbja 3-2 përballë West Ham, ku Mendi pësoi një gol nga një pakujdesi e tij. Kjo gjë është vënë re menjëherë nga fansat dhe mediat angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat