Newcastle merr tre pikët

Futboll

Newcastle merr tre pikët

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 17:15
Newcastle merr tre pikët

Skuadra e Newcastle ia ka dalë të fitojë ndeshjen e tretë radhazi në Premier League. Ekipi i sheikëve mori fitoren 1-0 ndaj skuadrës së Aston Villa në takimin e raundit të 25-të të elitës së futbollit anglez.

Newcastle ka “tronditur” ekipin e Aston Villa në minutën e 35’, me Trippier, i cili i dha qetësi vendasve.  Pati edhe raste të tjera në këtë pjesë, megjithatë asnjëri prej këtyre ekipeve nuk mundi të realizonte.

Autori i golit për Newcastle luajti deri në minutën e 48’, pasi më pas ai u zëvendësua në fushën e lojës nga Krafth. Aston Villa tentoi të barazonte rezultatin me Watkins në minutën e 61’, gol i cili u anulua si pozicion jashtë lojë.

Pjesa e dytë ishte agresive, me Aston Villan që tentoi disa herë që të merrte barazimin, por pa sukses. Ndeshja u mbyll me fitoren e ekipit të sheikëve, ndërsa pas këtij raundi Newcastle i shpëton zonës së rrezikut duke u renditur në vend të 17 me 21 pikë, teksa Aston Villa qëndron në pozicionin e 11 me 27 pikë.

Kjo bëhet fitorja e tretë radhazi e Newcastle në Premier League, pasi më parë ka triumfuar ndaj Leeds në transfertë me rezultatin 0-1 dhe ndaj Everton në shtëpi me rezultatin 3-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat