Trajnerët Longo dhe Çela vendosin formacionet zyrtare

Futboll

Trajnerët Longo dhe Çela vendosin formacionet zyrtare

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 13:15
Trajnerët Longo dhe Çela vendosin formacionet zyrtare

Kukësi do të përballet sot në orën 13:45 me skuadrën e Kastriotit, në takimin e raundit të 20 të Abissnet Superiore.

“Verilindorët” vijnë në këtë përballje pas fitores 0-2 në transfertë ndaj Egnatias, teksa krutanët vijnë pas rikthimit në fitore, në ndeshjen e fundit me Dinamon, të cilin e mundën me shifrat 2-0.

Kjo përballje do të luhet në “Arena Egnatia”, pasi stadiumi i Kukësit nuk është ende gati për të zhvilluar ndeshje aty.

E ndërsa na ndajnë edhe disa minuta nga startimi i kësaj ndeshje trajnerët Longo dhe Çela kanë vendosur formacionet, me të cilët do të luajnë sot.

Formacionet zyrtare:

Kukësi: 3-4-3 Tafas, Dragoshi, Lulaj, Pëllumbi, Gligorov, Gj.Taipi, Sh. Taipi, Ndreca, Basa, Feijao, Musta.

Trajner: Diego Longo

Kastrioti: 4-2-3-1 Sali, Rami, Dida, Hussein, Kodra, Okebugwu, Karakaçi, Greca, Hasani, Zogaj, Kaina.

Trajner: Emiljano Çela

Arbitrat: Olsion Yzeiraj, Renato Malaj, Redi Zaimaj, Indrit Myrtja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat