Ngriti në këmbë futbollin italian me deklaratën e tij

Futboll

Ngriti në këmbë futbollin italian me deklaratën e tij

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 17:08
Ngriti në këmbë futbollin italian me deklaratën e tij

Jose Mourinho ka folur në një konferencë për shtyp në prag të sfidës që Romas e tij do të luajë në kampionat kundër Sasuolos. Një ndër temat që portugezi u ndal ishin deklaratat e tij në përfundim të ndeshjes me Interin.

Ai u acarua me humbjen dhe iu kthye keq lojtarëve të tij duke i quajtur pa personalitet dhe i tha se duhet të luanin në Serinë C. Kjo deklaratë e tij i ngriti të gjithë futbollin italian në këmbë, kryesisht ligat inferiore, të cilat reaguan ashpër kundër tij. Megjithatë tekniku duket se është penduar dhe ka kërkuar falje për ato fjalë.

“Të luash në Serinë C ose në futbollin me pesë lojtarë duhet të kesh personalitet.

Nëse dikush është ofenduar atëherë kërkoj falje. Lojtarët më kanë thënë se u pëlqen mënyra se si i trajnoj dhe nuk duan që të ndyshoj".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat