Spalletti kërkon pikë të plota ndaj Interit

Futboll

Spalletti kërkon pikë të plota ndaj Interit

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 11:58
Spalletti kërkon pikë të plota ndaj Interit

“Ndeshje titulli? Gjithmonë duhet theksuar se synimi i deklaruar është rikthimi në top-katërshe duke u futur mes më të fortëve, por e dimë se duke e fituar këtë ndeshje, mund të katapultohemi drejt një synimi tjetër”.

Me këtë fjalë ka hapur konferencën për shtyp Luçiano Spalletti në kuadër të ndeshjes së sotme kundër Interit e programuar për në ora 18:00 në stadiumin “Maradona”.

Tekniku i të kaltërve e ka cilësuar si një situatë të lezetshme, e cila e bëri ekipin e tij të kalonte një javë me buzëqeshje. Mister total mbi formacionin dhe nuk përjashtohen surprizat, një nga të cilat mund të jetë qëndrimi në stol i Kalidu Kulibalisë i kthyer në ekip pas triumfit në Kupën e Afrikës me Senegalin e tij.

“Kjo është situata që na pëlqen të jetojmë. Kulibali është një lojtar ndryshe, por duket mosrespektuese ndaj atyre që kanë luajtur dhe duhet t’i hapin vend… Do të pres deri pak përpara ndeshjes për të treguar formacionin”, zbuloi Spaleti. Sot do të ishte një rast për “hakmarrje”, por ai nuk e sheh si të tillë, siç edhe shpjegoi kur tha:

“Një revansh personal kundër Interit? Nuk kam asnjë ndjesi të tillë, ndjek mënyrën time të punës, por ndonjëherë duhet të kesh fat që të gjesh lojtarë që mendojnë si ty dhe të të bëjnë të paraqitesh mirë.

Karriera e të gjithëve varet nga këto ndeshje. Sfidën me Interin e kemi me merak të madhe dhe për mua nuk do të jetë hakmarrje, aq më tepër që aty kam lënë lojtarë që e di se sa më respektojnë”.

Distanca mes ekipeve mund të shndërrohet nga 1 deri në 7 pikë në varësi të rezultatit. Spaleti nuk bën llogari, kur thotë:

“Zikaltrit janë administratorët e godinës, janë të pajisur shumë mirë, kampionë në fuqi, do t’i gjejmë të inatosur për derbin, të furishëm, si skuadrat e mëdha që urrejnë të humbasin. I thashë skuadrës që duhej të luanim ndaj Venecias si të ishte Interi, tani do të duhet të luajmë me Interin sikur të ishte Venecia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat