Hernandez rinovon

Futboll

Hernandez rinovon

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 17:44
Hernandez rinovon

Theo Hernandez ka nënshkruar një kontratë të re me Milanin, e cila parashikon një zgjatje deri në vitin 2026 me një rregullim të pagës në 4 milionë euro neto në sezon plus bonuse.

Njoftimi – “AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë zgjatjen e kontratës së Theo Bernard François Hernández deri më 30 qershor 2026. Theo mbërriti te AC Milan në verën e vitit 2019 dhe menjëherë tregoi cilësitë e tij në fushë, duke fituar admirimin dhe dashurinë e tifozëve kuqezi në të gjithë botën.

Pas 108 paraqitjeve, 19 golave ​​dhe 18 asistimeve, Theo Hernández dhe Milan do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre së bashku”

“Jam shumë i lumtur. Që në ditën e parë që kam ardhur këtu kam kaluar shumë mirë me trajnerin, ekipin, Maldinin dhe të gjithë. Prandaj rinovova. Tani duhet të vazhdojmë kështu dhe t’i bëjmë gjërat mirë.

Është e vërtetë që kishte shumë skuadra. Ata më donin, por unë mendoja vetëm për Milanin dhe të qëndroj këtu.

Jam këtu me tifozët. Jam shumë i lumtur këtu, me miqtë dhe shokët e skuadrës, i fejuar dhe pres fëmijë. Unë jam vërtet i lumtur", tha Hernandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat