Përplaset me tifozët

Futboll

Përplaset me tifozët

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 16:16
Niklas Sule

Julian Nagelsmann e mori me filozofi lajmin e mosrinovimit të Niklas Sule, i cili në fund të sezonit do të largohet nga Bayerni dhe do të kalojë te Borussia Dortmund:

“I kuptoj kritikat e tifozëve, sipas të cilave ai nuk duhet të luajë më.

Sidoqoftë, këto janë sprova normale në futboll.

Për fat të keq, ndonjëherë lojtarët largohen edhe si transferime të lira (falas), por të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se Sule do të marrë para nga Bayern Munich deri më 30 qershor, ndaj duhet të përfitojmë nga cilësitë e tij.

Natyrisht më vjen keq, por pres që të përmbushë detyrën e tij dhe të japë gjithçka deri në qershor, të jetë i motivuar dhe të na ndihmojë të fitojmë gjithçka”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat