Drenica gati për Gjilanin

Futboll

Drenica gati për Gjilanin

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 14:42
Drenica gati për Gjilanin

Stinori pranveror i Superligës së Kosovës starton në fundjavë me duele tejet interesante.

Njëra nga ndeshjet kryesore zhvillohet në Skenderaj, aty ku në stadiumin “Bajram Aliu”, Drenica të shtunën pret liderin e tabelës, Gjilanin.

Kuqezinjtë janë komponuar pas një periudhe shumë të vështirë për klubin dhe janë të gatshëm për vazhdimin e kampionatit.

Skuadra ka zhvilluar stërvitje para duelit me gjilanasit, dhe në fund kanë pasur një diskutim se bashku.

“Një diskutim përmbylles në vendin e punës … mbi qellimin që kemi ”, ka shkruar faqja zyrtare e Drenicës.

Nuk dihet se çfarë po diskutohet në kampin e drenicasve, por një gjë dihet se kjo skuadër tashmë është e motivar për vazhdimin e kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat