Adidas ndërpret kontratën me Zouman

Futboll

Adidas ndërpret kontratën me Zouman

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 17:29
Adidas ndërpret kontratën me Zouman

Vetëm pak ditë më parë, në internet u bë virale një video ku shikohej, mbrojtësi i West Ham, Kurt Zouma, teksa godiste macen e tij si të ishte një top futbolli.

Kjo video bëri që shumë tifozë të reagonin duke kritikuar lojtarin francez, ndaj të cilit janë marra edhe masa, madje rrezikon edhe të gjobitet dhe të bëjë burg për një veprim të tillë.

Përveç gjobës së West Ham, Zoumas i është larguar edhe sponsori Adidas, të cilët kanë lajmëruar të mërkurën që kompania nuk do të punojë më me mbrojtësin.

“Ne e kemi përfunduar hetimin tonë”, ka thënë kompania në një deklaratë, ku kanë konfirmuar se Kurt Zouma nuk është më sportist me kontratë në Adidas.

West Ham fillimisht e dënoi incidentin para se të lëshonte një tjetër deklaratë më 9 shkurt për të konfirmuar që lojtari do të gjobitet me një “shumë të madhe” për sjelljen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat