Pse Guardiola nuk po rinovon ende me Manchester City-n?

Futboll

Pse Guardiola nuk po rinovon ende me Manchester City-n?

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 12:42
Pse Guardiola nuk po rinovon ende me Manchester City-n?

Në prag të ndeshjes së Premier League që Manchester City do të luajë të mërkurën kundër Brentford në Etihad, Pep Guardiola iu referua edhe një herë të ardhmes së tij në klub. Trajneri katalanas, me kontratë deri në qershor të vitit 2023, konsideron se vetëm fakti që skuadra e tij vazhdon të fitojë shpjegon qëndrueshmërinë e tij në pankinën e ‘qytetarëve’ që nga viti 2016 dhe po ashtu e ka bërë të qartë se nuk po nxiton të rinovojë.

Nëse Guardiola përmbush kontratën e tij aktuale, ai do të jetë në krye të City-t për shtatë sezone, tre më shumë se sa qëndroi në krye të Barçës.

Pep është në rrugën e tij drejt titullit të tij të katërt në Premier League me City-n, pasi e ka arritur atë në 2018, 2019 dhe 2021, ndërsa aktualisht ai është lider me një avantazh prej nëntë pikësh, megjithëse Liverpooli, i vendit të dytë, ka një ndeshje më pak.

“Jam këtu për kaq shumë kohë sepse fituam shumë dhe po fitojmë shumë. Përndryshe, nuk do të jem këtu para jush pas gjashtë sezonesh. Jemi rehat, si klubi ashtu edhe unë dhe kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë, nuk është asgjë më shumë se kaq.

Ne kemi ende një kontratë për një vit e gjysmë, që është një kohë e gjatë duke marrë parasysh se si është futbolli botëror. Ne shohim se sa trajnerë janë shkarkuar, jo vetëm këtu në Angli, por kudo. Kjo është arsyeja pse unë jam duke menduar vetëm për ndeshjen e ardhshme, sepse një vit e gjysmë është një kohë e gjatë në futboll”, –tha sot në konferencë për mediat, Guardiola.

Trajneri gjithashtu reagoi qetësisht ndaj videove që qarkullojnë në mediat sociale dhe që shfaqin një numër lojtarësh të Cityt, përfshirë Jack Grealish, Kyle Walker dhe Riyad Mahrez, jashtë një lokali në Manchester të dielën mbrëma.

“Jam shumë i mërzitur sepse nuk më ftuan. Videoja nuk tregoi se çfarë ka ndodhur apo nuk ka ndodhur. Të gjithë kanë qenë perfekt, por do të gjobiten sepse nuk më kanë ftuar.”- tha Guardiola duke e hedhur poshtë këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat