“Guardia di Finanzia” zbarkon në zyrat e Federatës Italiane

Futboll

“Guardia di Finanzia” zbarkon në zyrat e Federatës Italiane

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 14:11
“Guardia di Finanzia” zbarkon në zyrat e Federatës Italiane

“Guardia di Finanzia” zbarkon në zyrat e Federatës Italiane!

Rifillojnë sërish kërkimet nga njësia e policisë ekonomike dhe financiare të “Guardia di Finanzia”-s të Milanos në zyrat e “Covisoc” në selinë e Federatës Italiane të Futbollit në Romë, si pjesë e hetimit nga prokurori i Milanos që heton fitimet kapitale të Interit.

Sipas asaj që raporton “Repubblica.it”, është marrë raporti për 62 transferime të dyshimta të klubit zikaltër që kanë të bëjnë edhe me Juventusin e Napolin, midis viteve 2019 dhe 2021.

Dokumenti tashmë hyn në hetimin e zv.prokurorit Mauricio Romaneli dhe prokurorit Xhovani Polici mbi fitimet e supozuara të paligjshme kapitale të realizuara nga Interi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat