Liverpooli nuk heq dorë nga Raphinha

Futboll

Liverpooli nuk heq dorë nga Raphinha

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 13:21
Liverpooli nuk heq dorë nga Raphinha

Liverpooli nuk e ka ndër mend të heqë dorë nga ylli i Leeds United, Raphinha.

Të kuqtë do t’i ripërtërijnë përpjekjet për ta marrë yllin brazilian nga Leeds gjatë afatit kalimtar të verës.

Skuadra e Jurgen Kloppit kishte tentuar për të në janar, por pasi e bleu yllin kolumbian Luis Diaz nga Porto e shoi interesimin për të përkohësisht.

Megjithatë, Liverpooli do të rikthehet për 25-vjeçarn në verë, sipas The Athletic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat