Josa: Skuadra e madhe është ajo që kur ka rezultat di të godasë përsëri kundërshtarin

Futboll

Josa: Skuadra e madhe është ajo që kur ka rezultat di të godasë përsëri kundërshtarin

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 16:15
Josa: Skuadra e madhe është ajo që kur ka rezultat di të godasë përsëri kundërshtarin

Laçi arriti të triumfonte mes vështirësive ndaj Vllaznisë.

Pavarësisht 3 pikëve të marra, trajneri i kurbinasve, Mirel Josa, evidentoi disa pakënaqësi nga ky duel, teksa në prononcimin për “Gol pas Goli”, ai u shpreh:

"Skuadra e madhe është ajo që kur ka rezultat di të godasë përsëri kundërshtarin.

Kishim përballë një Vllazni që përveç ekuilibrat i ka të rregulluara, del në sulm me forca të shumta, duke pasur parasysh Hakajn dhe Gurishtën që ndihmojnë sulmin. Duhet të jemi më efikases në daljet përpara.

Sot ishte dhe portieri jonë në ditë të mira dhe bëri ndërhyrje shumë të mira. U përgatitëm për të dalë me një vendosje tjetër para shënimit të golit, shenimi i golit na bëri që të rrimë përsëri në ekuilibra. Ishte një fitore ku u luajt shumë faktikisht", - tha Josa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat