Manaj bind trajnerin

Futboll

Manaj bind trajnerin

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 12:06
Manaj bind trajnerin

Tiago Mota ka folur me fjalë pozitive për Rei Manajn në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Salernitanës.

Trajneri i Specias ka vlerësuar punën e bërë nga lojtari i Kombëtares shqiptare, për të cilin shprehet se e ka fituar besimin e tij dhe të shokëve të skuadrës.

“Ai po punon shumë mirë, jo nga sot. Ai punon mirë për veten dhe për ekipin, na ka dhënë shumë në ndeshjet e fundit.

Ai është një djalë që punon shumë, punon për shokët e tij dhe krijon hapësira me lëvizjet. E bën fazën e mbrojtjes shumë mirë, si të tjerët, dhe është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën.

Ka fituar besimin e shokëve të skuadrës, por kemi edhe të tjerë që mund të luajnë si Strelec, Antiste që stërviten shumë mirë”, është shprehur Tiago Mota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat