Mposhtet Lyoni

Futboll

Mposhtet Lyoni

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 23:25
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Monacos dominoi dhe fitoi (2:0) shumë lehtë takimin e raundit të 23 të Ligue 1 kundër Olympique Lyon. Vendasit mbyllën një pjesë të parë me dy gola, duke shfrytëzuar gabimet e shumta të mbrojtjes së kundërshtarëve.

Goli i parë i këtij takimi erdhi që në minutën e 2’ me Jean Lucas, i cili falë asistit të Ben Yedder mundi që të shënonte dhe t’i jepte akoma më shumë forcë ekipit të tij, për të mos ndaluar sulmin.

Minuta e 27’ solli golin dytë për Monacon dhe këtë herë ishte Ben Yedder ai që mundi të shënonte në rrjetën e portierit Lopes, duke u kthyer kështu në lojtar kryesor të vendasve për këtë përballje.

Nëse nuk do të ishte për gardianin e portës, Lyon do ta kishte pësuar edhe më keq, me sulmin e Monacos që nuk ndalej dhe mbrojtjen e tyre që nuk po arrinte të reflektonte.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me shifrat 2-0, teksa pjesa e dytë erdhi deri diku më e qetë me golat që munguan.

Tentativat për të shënuar nuk munguam as në këtë fragment nga vendasit, megjithatë pas rikthimit nga dhomat e zhveshjes, mbrojtja e Lyonit dukej më e përqendruar, ndërsa sulmi pati një rritje, por nuk mundi të konkretizonte në portë, shkruan Supersporti.

Pas kësaj sfide Monaco ngjitet në vendin e katër të tabelës së Ligue 1 me 36 pikë, teksa Lyon rrëzohet në pozicionin e shtatë me 34 pikë të grumbulluara në 23 takime.

Këto dy skuadra janë përballur me njëra-tjetrën plot 121 herë, nga të cilat Monaco ka fituar 51, Lyon 26, ndërsa 44 kanë përfunduar në barazim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat