Del kundër presidentit të Barcelonës

Futboll

Del kundër presidentit të Barcelonës

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 11:06
Del kundër presidentit të Barcelonës

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alvesh, në një intervistë për televizionin “Movistar” përpara ndeshjes kundër Atletikos së Madridit, ka folur dhe për Ousmane Dembele. Sulmuesi francez nuk mundi të transferohej në merkaton e janarit dhe pret fundin e sezonit për t’u larguar si lojtar i lirë. Presidenti Laporta ka dalë qartë kundër lojtarit duke kërkuar dëbimin e tij.

Dani Alvesh ka deklaruar se Barcelona do të bëjë gabim nëse do ta dëbojë sulmuesin. Po ashtu Alvesh ka folur dhe për lënien jashtë skuadre për Ligën e Europës, duke pranuar vendimin, pavarësisht se nuk i ka pëlqyer aspak.

“Nuk mund të them se më ka pëlqyer, por unë respektoj vendimin e klubit. Jam i përqendruar çdo ditë në punën që bëj. Dhe gjithashtu e kam thënë dhe e them se ne jemi të punësuar të klubit dhe ai e vendos se çfarë është më e mira.

Do të kisha dashur të isha pjesë e ekipit në Europë, por e dija se ishim 4 lojtarë për tri vende. Mbeta unë jashtë dhe respektoj vendimin”.

“Kanë ndodhur shumë gjëra, kjo është një histori e ngatërruar me Dembelen.

Deri në momentin që është pjesë e këtij klubi, duhet të luftojë për këtë fanellë, për shokët e tij. Pastaj se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit, të presim. Mendoj se duhet të tregohemi më të zgjuar me të. Nuk duhet të bëjmë gabimin e ta degdisim në tribunë. Përkundrazi, duhet ta shfrytëzojmë,” tha mes tjerash Alvesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat