E papritur për Xherdan Shaqirin! Lajmi i bujshëm nga Zvicra

Futboll

E papritur për Xherdan Shaqirin! Lajmi i bujshëm nga Zvicra

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 19:12
Xherdan Shaqiri

(E plotësuar) - Klubi francez, Lyon ka konfirmuar se Xherdan Shaqiri do të largohet nga ekipi, ende pa mbushur një sezon të plotë ku u transferuar nga ekipi anglez, Liverpool.

“Drejtuesit e Olympique Lyonnais dhe Peter Bosz kanë rënë dakord me kërkesën e Xherdan Shaqirit për të qenë në gjendje të hyjnë në bisedime me një klub MLS si pjesë e një transferimi të ardhshëm. Për pasojë, mesfushori zviceran nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme stërvitore dhe nuk do të jetë pjesë e grupit që do të udhëtojë nesër mbrëma drejt Monakos në kuadër të ditës së 23-të të Ligue 1”, thuhet në njoftimin e Lyon, përcjellë “Bota sot”.

*****

Futbollisti Xherdan Shaqiri para ndryshimit të madh, të kalojë në Chicago!

Sipas informacioneve të mediumit zviceran “Blick”, gjasat janë që Xherdan Shaqiri të largohet nga Lyoni në ditët në vijim.

“Shaqiri është gati të shkojë në Amerikë. Marrëdhënia e tij me trajnerin Peter Bosz, është shumë e tensionuar, i cili gjithmonë mbështetet te francezi Houssem Aouar dhe braziliani Lucas Paqueta.

Chicago Fire po përballet me “xhuxhin magjik” dhe ata i kërkojnë Lyonit lirimin para ndeshjes kundër Monacos (e shtunë, ora 21:00).

Ai nuk duhet të jetë më në skuadër për ndeshje. Klubi amerikan mesa duket është gati të vendosë në tavolinë një shumë milionëshe për Shaqirin, i cili ka kontratë me Lyon deri në vitin 2024”, shkruan mes të tjera “Blick”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat