Alves mendon ndryshe nga presidenti

Futboll

Alves mendon ndryshe nga presidenti

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 17:56
Alves mendon ndryshe nga presidenti

Barcelona nuk arriti të lirohej nga Ousmane Dembele në merkaton e janarit pavarësisht se deri në ditën e fundit kërkuan ta transferonin francezin në një tjetër klub. Blaugranët pretendonin të fitonin disa para nga shitja e sulmuesit, duke qenë se ky i fundit nuk ka rinovuar me katalanasit dhe në këtë në verë do të largohet me parametër zero.

Megjithatë, planet nuk shkuan sipas parashikimeve, ndërsa presidenti Laporta i zhgënjyer nga sjellja e 24-vjeçarit është i mendimit se ai nuk duhet të zbresë më në fushë për Barcelonën dhe të qëndrojë në tribunë. Gjithsesi, ai që mendon ndryshe nga presidenti dhe nuk ngurron të flaës hapur mbi këtë temë është Dani Alves.

Braziliani thekson se ekipi duhet t’i shfrytëzojë cilësitë e Dembele pavarësisht se ai është në skadencë kontrate dhe do të largohet pas disa muajve. Ndërkaq, braziliani flet edhe për vendimin e trajnerit Xavi për ta lënë jashtë listës së Europa League, ku shprehet se e pranon pa asnjë problem.

“Duhet të tregohemi inteligjentë dhe të shfrytëzojmë aftësitë e Dembele përsa kohë është ende me ne.

Në futboll ndodhin të tilla keqkuptime, por edhe Dembele duhet të vazhdojë dhe të luftojë për fanellën sepse nga merkato e ardhshme mungojnë edhe pesë muaj. Ne kemi nevojë për një ambient pozitiv dhe nëse të gjithë japin kontributin e tyre atëherë Barcelona do të rikthehet të bëjë Barcelonën.

Vendimi i Xavit? Trajneri i di më mirë këto situata, jam i përqëndruar dhe dua të ndihmoj sa më shumë ekipin. Unë kam ardhur për të përçuar shpirtin fitues, por edhe për të rritur konkurrencën.

Nëse kjo do të thotë që edhe të mbetem jashtë kompeticionit, për mua nuk ka asnjë problem dhe janë vendime që duhen pranuar. Do të doja të isha në listë, por për fat të keq ishim katër lojtarë për tre vende. Por, unë do të vazhdoj të bëj punën time dhe të ndihmoj skuadrën”, u shpreh Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat