Sadiku ka pasur një rënie, por...

Futboll

Sadiku ka pasur një rënie, por...

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 16:25
Sadiku ka pasur një rënie, por...

Armando Sadiku ka pasur një rënie të nivelit të tij që pas largimit nga Malaga.

Disa lëvizje në karrierë që nuk e ndihmuan aspak sulmuesin që fitoi zemrat e tifozëve shqiptarë, duke humbur edhe Kombëtaren. Aktualisht lojtari është pjesë e Las Palmas, por shifrat e tij lënë për të dëshiruar. Në kohët e fundit sulmuesi e kishte humbur besimin e trajnerit duke marrë pak minuta në fushën e lojës.

Me afrimin e ish-teknikut të Barcelonës B që rriti efikasitetin e Rei Manajt në shënimin e golave, Garcia Pimienta, situata po ndryshon. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh në të kaluarën, e rëndësishme është vetëm e ardhmja.

Sadiku la stolin dhe e nisi si titullar ndeshjen e fundit ndaj Sociedad B duke luajtur për 60 minuta, pa arritur të shënojë. Sulmuesi shqiptar do të ketë të tjera shanse në vazhdimësi për të lënë gjurmë dhe për të fituar besimin e plotë të Pimientës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat