Ofertë e madhe

Futboll

Ofertë e madhe

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 12:55
Haaland

Skuadra e Manchester Cityt është përfshirë plotësisht në ofertën për të blerë Erling Haalandin.

Guardiola ka insistuar për ardhjen e një sulmuesi të ri, që kur klubi u interesua për Hari Kejnin, por ky operacion nuk u përfundua kurrë. Katalanasi nuk është bindur asnjëherë nga figura e Gabriel Hesus dhe kërkon një referencë të re që sipas tij është faktori më i madh për të përforcuar brenda skuadrës aktuale.

Në letër bëhet një operacion i komplikuar pasi skuadra si Barcelona, Real Madrid apo PSZH e kanë gjithashtu në listën e tyre të prioriteteve.

Sipas informacioneve të “TodoFichajes”, klubi ka transferuar një ofertë për agjentin e lojtarit, Mino Raiola, për 5 sezone me një tarifë prej 25 milionë euro për secilin prej tyre.

Kjo do ta linte atë në të njëjtin nivel me Kevin De Bryjne si më të paguarin në skuadër dhe vetëm pas Kristiano Ronaldos në Premierligë.

Kjo është padyshim një pengesë e madhe për pjesën tjetër të skuadrave ndjekëse që do të duhet të fusi thellë duart në xhepat e tyre nëse synojnë të fitojnë sulmuesin e Norvegjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat