Tifozët e Elbasanit kujtojnë presidentin Arben Laze

Futboll

Tifozët e Elbasanit kujtojnë presidentin Arben Laze

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 14:52
Tifozët e Elbasanit kujtojnë presidentin Arben Laze

Është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare Arben Laze, Presidenti i klubit të futbollit të Elbasanit i cili i ktheu titullin kampion pas shumë vitesh.

Në drejtimin e tij, klubi i Elbasanit për disa vite u kthye në protagonistin kryesor në futbollin shqiptar duke fituar titullin e dytë kampion në historinë e klubit pas 22 vitesh, në sezonin 2005-2006.

Shkak për humbjen e tij mësohet të jetë bërë një infarkt që ka pësuar disa ditë më parë çka ka bërë që gjendja e tij shëndetësore të përkeqësohet. Falë kontributit të tij të madh, Laze është një personazh mjaft i njohur në futbollin shqiptar.

Kjo humbje e madhe për qytetin e Elbasanit, siç duket nuk u kalua pa një mesazh nga tifozët e klubit, Tigrat Verdheblu kanë shpalosur një mesazh dedikuar presidentit Laze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat