Karriera e tij drejt fundit

Futboll

Karriera e tij drejt fundit

Më: 30 janar 2022 Në ora: 17:43
Karriera e tij drejt fundit

Një video skandaloze është publikuar në mediat britanike, e cila mund ta ndikojë në karrierën e sulmuesit të Manchester United-it, Mason Greenwod (Mejson Grinvud).

E dashura e tij, Harriet Robson ka publikuar një video, ku Grinvud dëgjohet duke i kërkuar dhunshëm që të kenë marrëdhënie intime.

“Për të gjithë ata që duan të dinë se çfarë Mejson Grinvud më bën mua”, ka shkruar ajo, si mbishkrim në video.

Manchester United ka reaguar pas pamjeve të rënda të publikuara, që përfshinin futbollistin e tyre.

“Ne jemi në dijeni të imazheve dhe pretendimeve që qarkullojnë në mediat sociale. Nuk do të bëjmë asnjë koment të mëtejshëm derisa të vërtetohen faktet. Man. United nuk fal asnjë lloj dhune,” thuhet në reagimin e Djajve të Kuq.

Për momentin, pretendimet e ngritura thonë se vajzat vendase i vizituan dy lojtarë gjatë një udhëtimi, por trajneri Southgate raporton se: "Askush nga jashtë ekipit tonë nuk hyri në zonat e hotelit ku ne i kishim zënë."

Akuzat e reja kundër Greenwood-it vijnë në një kohë kur kolegu i tij, Benjamin Mendy, luan për rivalët e Manchester City-t ndodhet në paraburgim, pasi edhe ai i duhet të përballet me akuza për përdhunim dhe sulm seksual.

Di 27-vjeçari akuzohet se ka sulmuar pesë gra midis tetorit 2020 dhe gushtit 2021.

Për rastin Mendy, klubi e pezulloi dhe se shprehet po ndjek akuzat dhe nuk luajti kurrë për ta që nga gushti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat