Ramadani i bëri dhuratë vetes

Futboll

Ramadani i bëri dhuratë vetes

Më: 30 janar 2022 Në ora: 14:57
Ramadani i bëri dhuratë vetes

Emran Ramadani ka shënuar gol në ndeshjen përgatitore të cilën ai me bashkëlojtarët e fituan me rezultat të thellë.

Në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër, Renova e mposhti Voska Sport me rezultat 4:0.

Futbollisti i repartit ofensiv i bëri vetes dhuratë për ditëlindjen e tij të 30-të me shënimin e golit të katërt në pjesën e dytë.

Ramadani ka lindur më 29 janar të vitit 1992.

Edhe KF Renova ia ka uruar ditëlindjen lojtarit të vet, ndërsa këtij urimi i bashkohet edhe stafi i Open-TV, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese me Renovën.

Renova fazën e dytë përgatitore ka disa ditë që është duke e zhvilluar në Ohër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat