Sylejmani transferohet te skuadra e Bundesliga 2

Futboll

Sylejmani transferohet te skuadra e Bundesliga 2

Më: 30 janar 2022 Në ora: 11:05
Sylejmani transferohet te skuadra e Bundesliga 2

Sulmuesi nga Kosova, Valmir Sylejmani u largua nga Hannover pas hapësirave të vogla që kishte këtë edicion, dhe do ta vazhdojë karrierën në Bundesliga 2.

Ingolstadt ka arritur ta fitojë garën për gjilanasit i cili tanimë është prezantuar nga drejtuesit e klubit gjerman.

“Bisedimet mes palëve shkuan shumë pozitivisht dhe tani po pres me padurim seancat e para me ekipin.

Jam absolutisht i bindur për cilësinë e skuadrës, tani dua të bëj pjesën time për t’i sjellë në fushë skuadrës më të mirat”, u shpreh Sylejmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat