Portier rekordmen

Futboll

Portier rekordmen

Më: 28 janar 2022 Në ora: 18:47
Portier rekordmen

Edhe pse ende në aktivitet, Manuel Nojer ka nisur me kohë të quhet një legjendë. Në kampionatin gjerman, ai është shumë pranë thyerjes së një rekordi historik. Ndaj Lajpcigut, ai mund të kalojë Oliver Kahn për numrin e fitoreve.

Manuel Nojer ishte sërish në treshen më të mirë të portierëve në botë. Konkurrenca ishte e fortë me Eduard Mendi dhe Xhixhi Donaruma. Ishte portieri i Çelsit ai që fitoi çmimin prestigjioz, duke lënë pas italianin dhe gjermanin. Por edhe në 2021-shin paraqitjet pozitive të portierit të Bajernit ishin të dukshme.

Ai fitoi kampionatin e 9-të në Mynih, askush nga portierët e mëparshëm nuk ka arritur kaq shumë tituj, ndërkohë që titulli i 10-të është rrugës. Në javën e 3-të të kampionatit në fitoren 5-0 ndaj Hertës së Berlinit, Nojer regjistroi ndeshjen e 205-të pa pësuar gol duke parakaluar ishportierin e famshëm të Bajernit, Oliver Kahn.

Ky i fundit tani është CEO i bavarezëve, por nuk mbaron këtu. Me kombëtaren e Gjermanisë, Nojer u kualifikua si skuadra e parë për në Botërorin e Katarit. Në Champions, 35-vjeçari u bë portieri i dytë pas Ederson që asiston në një gol të skuadrës së tij.

Në fillim të dhjetorit, në ndeshjen kundër Barcelonës në shtëpi, Nojer regjistroi ndeshjen e 125- të në Champions duke parakaluar Xhanluixhi Bufon. Portieri që ka më shumë ndeshje në Euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat