Lojtari i Prishtinës: Në këto takime nuk ka rëndësi rezultati 

Futboll

Lojtari i Prishtinës: Në këto takime nuk ka rëndësi rezultati 

Më: 28 janar 2022 Në ora: 18:40
Lojtari i Prishtinës: Në këto takime nuk ka rëndësi rezultati 

FC Prishtina tash e 11 ditë ndodhet në Antalia të Turqisë ku po e kryen fazën përgatitore para rifillimit të edicionit në futbollin e Kosovës në fillim të muajit shkurt. 

Skuadra nën urdhrat e trajnerit Abdulah Ibrakoviq po përgatitet maksimalisht duke kryer stërvitje nga dy herë në ditë. 
Prishtinasit deri më tash i kanë zhvilluar edhe tri ndeshje kontrolluese ndaj Chernomoresti Odesa, Atyrau dhe Gornik. 
Prishtina humbi nga Chernomoresti 4:0, barazoi me Atyraun 2:2 dhe në takimin e fundit pësoi 2:1 nga Gornik. 

Ndeshjen e radhës e zhvillon nesër (29 janar) ndaj Alanya Vladikavkaz, kurse në sfidën e fundit më 31 janar ballafaqohet me Kapfenbergun. 

Sulmuesi Mendurim Hoti flet për fazën përgatitore dhe ndeshjet kontrolluese, për faqen zyrtare të klubit. 

“Faza përgatitore po shkon sipas planit. Jemi duke i marrë ngarkesat e nevojshme fizike dhe po punojmë në aspektin taktik që të jemi sa më të përgatitur për stinorin pranveror. Te skuadra mbretëron atmosferë shumë e mirë dhe serioziteti në stërvitje dhe ndeshje është maksimal. 

Në këto takime nuk ka rëndësi rezultati, por përgatitja e ekipit. Këto duele do të na shërbejnë që sa më shumë ta ngritim ritmin e lojës dhe t'i përmirësojmë gabimet eventuale”, ka thënë Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat