Liverpooli pranë goditjes së parë, shumë afër transferimit të yllit kolumbian

Futboll

Liverpooli pranë goditjes së parë, shumë afër transferimit të yllit kolumbian

Më: 28 janar 2022 Në ora: 09:55
Ilustrim

Gjigandi anglez Liverpool është shumë pranë transferimit të sulmuesit anësorë të Portos Luis Diaz, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Bëhet e ditur që gjatë orëve në vazhdim krerët e Liverpoolit do të bëjnë një ofertë prej 40 milionë eurosh të garantuara, dhe 25 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Diaz i prin listës së dëshiruarve te Liverpooli, ku tani thuhet se ka mbetur të diskutohet vetëm paga e agjentit të Diaz.

Po ashtu, në garë për shërbimet e yllit kolumbian është edhe Tottenhami, ku ky i fundit bëri një ofertë për Diaz, e cila më pas ishte refuzuar nga klubi i Portos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat