Southgate dhe komplimenti i veçantë për yllin e Serie A

Futboll

Southgate dhe komplimenti i veçantë për yllin e Serie A

Më: 26 janar 2022 Në ora: 21:49
Southgate

Gareth Southgate ka zbuluar një anekdotë interesante që ka lidhje me Tammy Abraham, sulmuesin e Roma-s:

“Çdo skuadër ka kaluar momente në të cilët ka patur disa këngë që janë dëgjuar shpesh gjatë një cikli fitues. E gjitha kjo bashkon grupin. Një këngë nis dhe ndoshta është e viteve kur është luajtur bashkë”, ka thënë trajneri i Anglisë.

“Pjesa emocionale e muzikës sjell në mendje kujtimet, të gëzuara ose jo. Ky është pushteti i saj.

Mbaj mend se Abraham, në kohën kur luante me kombëtaren Under-21, ishte me të vërtetë një këngëtar i zoti, nuk kam dëgjuar asnjë më të mirë se ai, është me të vërtetë i aftë"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat