Sejdini paralajmëron një stadium të ri

Futboll

Sejdini paralajmëron një stadium të ri

Nga: K.G. Më: 20 janar 2022 Në ora: 19:27
Sejdini paralajmëron një stadium të ri

Kryesia e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, presidenti Muamed Sejdini, sekretari i përgjithshëm Filip Popovski dhe zëvendësi i tij, Drilon Ganiu në “Shtëpinë e Futbollit”, kanë pasur takim pune me kryetarin e Komunës së Aerodromit, Timço Mucunski.

Në takim u bisedua për infrastrukturën e futbollit në Komunën e Aerodromit dhe për mundësinë e bashkëpunimit të dy institucioneve në ndërtimin e një projekti kapital, përkatësisht ndërtimin e një stadiumi të ri përfaqësues në kuadër të “Shtëpisë së Futbollit” në Komunën e Aerodromit. 

“Dëshiroj të falënderoj kryetarin Mucunski për bisedën konstruktive. Infrastruktura është gjithmonë e rëndësishme. Unë gjithmonë them se ne si Federatë e Futbollit të Maqedonisë kemi nevojë për një stadium. Ne do të jemi bartës të projektit, por është e mirëseardhur vetëqeverisja lokale, shteti dhe kushdo tjetër që mund të ndihmojë.

Nuk na gëzon dëshira dhe hapja e sinqertë për ndihmë dhe përkrahje nga Komuna e Aerodromit dhe kryetari Mucunski për fillimin e një projekti kaq të madh.

Ky ishte një takim fillestar, por jam i sigurt se bashkëpunimi me komunën do të jetë i shkëlqyer. Besoj se së bashku do të krijojmë kushte për të nisur një projekt që do të jetë një moment historik në të njëjtën kohë.

Ne si Federatë e Futbollit jemi jashtëzakonisht aktiv sa i përket përmirësimit të kushteve të futbollit dhe kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, tha Sejdini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat