Legjenda e futbollit italian në bisedime me Evertonin për postin e trajnerit

Futboll

Legjenda e futbollit italian në bisedime me Evertonin për postin e trajnerit

Më: 20 janar 2022 Në ora: 15:41
Ilustrim

Legjenda e Italisë, Fabio Cannavaro thuhet se ka zhvilluar bisedime me Evertonin për të parë mundësin e angazhimit si trajner i kësaj skuadre.

Ish-mbrojtësi i Juventusit është në kërkim të punës së tij të parë si trajner në Evropë.

Fituesi i Kupës së Botës në vitin 2006 anuloi kontratën e tij me “Guangzhou FC” në shtator dhe është lidhur me disa skuadra të tjera jashtë kontinentit të vjetër, por ai tani dëshiron të testojë veten në Evropë.

Sipas “Daily Mail”, 48-vjeçari foli me drejtorët e Evertonit këtë javë. “Toffees” janë ende në kërkim të një zëvendësuesi të Rafael Benitezit, i cili u shkarkua javën e kaluar.

Ditë më parë u raportua se Evertoni është refuzuar nga Jose Mourinho i cili ka vendosur që të vazhdojë me Romën së paku deri në fund të këtij sezoni

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat