Sulmuesi italian, Mario Baloteli, pritet të rikthehet në Premier Ligë. Kësaj radhe sulmuesi kërkohet nga sheikët e Newcastles.
Njukasëll po kërkon të krijoj një ekip të ri dhe të pretendojë arritje të mëdha në Premier Ligë me investimet e shumta që priten të bëjnë.
Njëri prej tyre është Mario Baloteli, i cili mund të rikthehet për herë të tretë në Angli, pas aventurave me Mançester Siti dhe Liverpul.
Këtë lajm e ka konfirmuar gjithashtu dhe presidenti i Adana Demirspor. “Njukasëll po konsideron transferimin e Balotelit, por ende nuk ka asnjë ofertë zyrtare” u shpreh Murat Sanak.