Pse Ronaldo mungon në ndeshjen ndaj Aston Villa?

Futboll

Pse Ronaldo mungon në ndeshjen ndaj Aston Villa?

Më: 15 janar 2022 Në ora: 18:13
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo nuk ka arritur të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Aston Villa.

Ylli portugez, së bashku me Marcus Rashford, nuk janë të përfshirë në listën e skuadrës për ndeshjen e sotme, të cilën United e luan ndaj Aston Villa.

CR7 mungoi edhe në ndeshjen e kaluar, dhe krejt kjo si pasojë e një lëndimi të vogël muskulor.

Edhe ndeshja e kaluar ishte kundër Aston Villa, por në kuadër të Kupës.

Ronaldo, 36 vjeçar, nuk po kalon formën e tij më të mirë të mundshme – ose atë që jemi mësuar ta shohim viteve të fundit.

Megjithatë, mungesa e tij konsiderohet si mungesë e rëndësishme për ‘Djajtë e Kuq’. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat