Formacionet zyrtare: Dortmund – Freiburg

Futboll

Formacionet zyrtare: Dortmund – Freiburg

Më: 14 janar 2022 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

Dortmundi dhe Freiburgu do të hapin duelin e xhiros së 19-të në Bundesliga. 

Dortmundi i cili gjendet në pozitën e dytë tabelare me 37 pikë, me gjashtë pikë larg liderit Bayern, do të synojë fitoren për t’iu afruar edhe më shumë kreut të tabelës, ndërkohë Freiburgu gjendet në pozitën e katërt me 30 pikë të mbledhura dhe me një fitore potenciale do të ngriteshin në pozitën e tretë vetëm prapa Bayernit dhe kundërshtarëve të tyre të sotëm.

Dy skuadrat tani kanë publikuar formacionet zyrtare.

Dortmund XI: Kobel; Meunier, Can, Hummels, Guerreiro; Brandt, Dahoud, Bellingham; Malen, Haaland, Reus.

Freiburg XI: Uphoff; Kubler, Lienhart, Gulde, Günter; Haberer, Höfler; Sallai, Jeong Woo-Yeong, Grifo; Höler.

Haaland nuk ka realizuar në dy ndeshjet e fundit për Dortmundin në Bundesliga, diçka që është e pazakontë për të që nga transferimi i tij tek klubi gjerman dhe mbetet të shihet nëse ai do të rikthehet te goli sonte.

Ndeshja fillon nga ora 20:30 dhe zhvillohet në ‘Signal Iduna Park’. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat