Dy klube angleze interesohen për Dybala

Futboll

Dy klube angleze interesohen për Dybala

Më: 13 janar 2022 Në ora: 15:50
Dybala

Sulmuesi argjentinas, Dybala duket se nuk do të rinovojë me Juventusin.

28-vjeçari nuk është më i lumtur te klubi italian dhe me shumë mundësi qershori do të jetë muaji i fundit i tij me “Zonjën e vjetër”.

Ai dhe klubi nuk ranë dakort për marrëveshjen e rinovimit të kontratës dhe kjo gjë e ka shqetësuar shumë lojtarin.

Disa media angleze raportojnë se Manchester Unitedh dhe Tottenham kanë shfaqur interes për numrin 10-të.

Ende asgjë nuk është e konfirmuar por në periudhën e merkatos mund të ndodhë e papritura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat