Dybala nuk pranon të rinovojë

Futboll

Dybala nuk pranon të rinovojë

Më: 13 janar 2022 Në ora: 14:46
Dybala nuk pranon të rinovojë

Mes Paulo Dybalës dhe Juventusit, ndoshta bisedimet duhet të rifillojnë edhe një herë nga e para, duke qenë se në 48 orët e fundit tonet janë nxehur më shumë se ç’duhet.

Nëse të martën kishte qarkulluar lajmi se klubi ka vendosur që ta ulë ofertën nga 8 në 7 milionë euro neto, plus 2 milionë të tjera bonuse, është një tjetër deklaratë e fortë e drejtorit të përgjithshëm, Mauricio Arrivabene, pas asaj përpara ndeshjes me Romën (“Dibala të tregojë se i vlen paratë që kërkon”), e cila tensionon edhe më shumë ambientin.

“Ajo që kam thënë për Dibalën vlen për të gjithë lojtarët e Juves.

Dua të shoh karakter, grintë dhe dëshirë për të fituar. Aq më shumë nga ai që mban numrin 10 të Juventusit mbi shpatulla. Ka ardhur koha që Paulo ta tregojë se e përballon peshën e këtij numri te ne, pasi kërkesat që bëhen edhe duhet të justifikohen në fushë”, u shpreh Arrivabene.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat