Arbitri fiku VAR-in se po e bezdiste, zyrtarët ndërpresin deklaratën e trajnerit pas ndeshjes

Futboll

Arbitri fiku VAR-in se po e bezdiste, zyrtarët ndërpresin deklaratën e trajnerit pas ndeshjes

Më: 12 janar 2022 Në ora: 19:32
Arbitri fiku VAR-in se po e bezdiste, zyrtarët ndërpresin deklaratën e trajnerit pas ndeshjes

Kupa e Afrikës sjell zakonisht vetëm skandale të mëdha dhe që janë shumë komike. Një e tillë ka ndodhur në ditën e sotme mes Tunizië dhe Malit, që përfundoi në shifrat 0-1. Shumë persona e cilësojnë si të trukuar këtë ndeshje, e cila drejtohej nga gjyqtari nga Zambia, Janny Sikazëe, që disa herë ka përfunduar në gjyq për korrupsion.

Të gjithë u çuditën kur arbitri e mbylli ndeshjen që në minutën e 85. Stafi, lojtarët dhe vetë trajneri i Tunizisë nuk mund t’i besonte syve. VAR ndërhyri menjëherë për t’i treguar gafën e madhe arbitrit dhe më pas u vendos që loja të vazhdonte.

Në momentin që u rrit disi shpresa e Tunizisë që minimalisht duhej të kishte 5 minuta shtesë pas konsultës me VAR, arbitri nga Zambia e kishte ndarë mendjen dhe e kishte disi me nxitim. Në minutën e 89 do të vërshëllente sërish për fundin e takimit dhe këtë herë vendimi i tij nuk kishte një kthesë tjetër.

E gjithë Tunizia ka protestuar dhe lojtarët po vraponin drejt arbitrit duke i treguar minutën në tabelën elektronike, por për të nuk kishte fare rëndësi. VAR-i nuk mund të ndërhynte sërish, këtë herë Sikazëe kishte fikur mikrofonin dhe nuk dëshironte më kontakte të tjera.

Perla nuk mbarojnë këtu te kjo ndeshje! Teksa trajneri i Malit, Mohamed Magasoube po jepte konferencën për shtyp pas fitores, zyrtarët e CAF kanë hyrë në sallë dhe i kanë thënë se ndeshja duhej të mbyllej, të luheshin edhe 3 minutat e fundit.

Trajneri i Malit është tronditur, por ka dalë në fushë së bashku me ekipin. Ndërkohë skuadra tjetër që nuk u paraqit ishte ajo e Tunizisë, që po humbiste.

Sipas tyre ndeshja duhet të përsëritet që nga minuta e parë, sikur asgjë të mos kishte ndodhur, pasi është ndërprerë pa arsye. Pra Tunizia kërkoi që të përfitonte në maksimum nga kjo situatë anormale, duke e bërë edhe më komike situatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat