Trofeu në duart e legjendave të Interit dhe Juventusit

Futboll

Trofeu në duart e legjendave të Interit dhe Juventusit

Më: 12 janar 2022 Në ora: 18:44
Trofeu në duart e legjendave të Inter dhe Juventus

Mbrëmjen e sotme në orën 21:00, do të luhet finalja e Superkupës së Italisë mes Inter dhe Juventus. Një trofe i rëndësishëm dhe që merr edhe më shumë rëndësi duke qenë se bëhet fjalë për dy skuadra të cilat konsiderohen si rivale të përjetshme.

Sakaq, pak orën nga starti i ndeshjes në San Siro, ka mbërritur edhe trofeu i Superkupës.

Ka qenë një ide tejete origjinale ajo për të sjellë trofeun duke qenë se së bashku me të kanë qenë dy legjenda.

Fjala është për Christian Vieri dhe Alessandro Del Piero, teksa të dy ish-futbollistët kanë shkruar historinë për Inter dhe Juventus dhe në fushë kanë ndarë së bashku shumë beteja. Kujtojmë se ndeshja mes Inter dhe Juventus do të transmetohet në Supersport 2 duke nisur nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat