Arteta: Nuk dua ta komentoj

Futboll

Arteta: Nuk dua ta komentoj

Më: 12 janar 2022 Në ora: 12:09
Arteta: Nuk dua ta komentoj

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës  Carabao kundër Liverpool-it, tekniku i Arsneal-it, Mikel Arteta nuk ka dashur të flasë për interesimit të klubit të tij ndaj Vlahoviç.

Sulmuesi serb është një emër i nxehtë në merkato pasi performanca e tij ka mahnitur shumë klube.

Vlahoviç është një lojtar goli i cili nuk ndalet së shënuari dhe ditët e fundit është përfolur për një interesim serioz nga ana e Arsenal-it për të.

“Vlahoviç? Më vjen keq që ju zhgënjej por unë nuk kam koment për këtë gjë. Nuk mund të komentoj thashethemet e merkatos. Komentet do i bëj vetëm nëse transferimi do të realizohet, por jo para”, është shprehur Arteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat