Theo Hernandez gëzon tifozët e Milan

Futboll

Theo Hernandez gëzon tifozët e Milan

Më: 9 janar 2022 Në ora: 15:45
Theo Hernandez

Theo Hernandez ishte heroi i ndeshjes së sotme për Milan.

Mbrojtësi francez shënoi dy gola në fitoren 0:3 të Milan kundër Venezia, fitore kjo mjaft e rëndësishme në ndjekjen e Inter.

Vëmendja lidhur me Theo Hernandez qëndron në pjesën e rinovimit të kontratës dhe pikërisht për këtë ka folur ai pas ndeshjes.

“Bisedimet janë duke ardhur për rinovimin e kontratës sime me Milan”, ka thënë Theo Hernandez.

“Ne jemi në një pikë të mirë – negociatat po avancojnë. Jam shumë i lumtur këtu, që nga dita e parë”, shtoi anësori francez.

Theo ka qenë në mesin e lojtarëve më të mirë te Milan sezonet e fundit – nëse jo më i miri. Ai ka fituar edhe ftesën te Franca, me paraqitjet e tij brilante si Rossoneri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat