Rregulli mbretëror prej 450 vitesh nuk ia lejon skuadrës franceze të luajë ndeshjet si vendase

Futboll

Rregulli mbretëror prej 450 vitesh nuk ia lejon skuadrës franceze të luajë ndeshjet si vendase

Më: 8 janar 2022 Në ora: 18:04
Rregulli mbretëror prej 450 vitesh nuk ia lejon skuadrës franceze të luajë ndeshjet si vendase

Skuadra e Versailles nuk mund të luajë ndeshjet në shtëpi, në stadiumin e saj.

Një rregull që daton nga katër shekuj më parë dhe i cili respektohet edhe sot, me shumë besnikëri, vazhdon t’i mohoj skuadrës së Versaille mundësinë t’i luajë ndeshjet në stadiumin e saj.

I njëjti rregull i pamundësoi të luante në shtëpi edhe ndeshjen e 1/8 së Kupës së Francës, ndaj Toulouse.

Por, për çfarë bëhet fjalë?

Stadiumi Montbauron në Versajë, në fakt, ndodhet pranë pallatit mbretëror historik, por, për shkak të një licence që nuk është dhënë, nuk është i autorizuar të presë ndeshje pas perëndimit të diellit.

Arsyeja? Asnjë burim drite nuk duhet të jetë i dukshëm nga dhoma e Mbretit brenda një rrezeje prej pesë kilometrash.

Për këtë arsye, reflektorët e sistemit të stadiumit nuk mund të ndizen dhe ndeshjet nuk mund të luhen në shtëpi.

Një pengesë e vërtetë për klubin, i cili në disa raste është përpjekur të marrë leje për të organizuar ndeshjet e natës ose të paktën të bëjë një përjashtim, duke pasur parasysh rëndësinë e ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat