Ten Hag, opsioni kryesor i 'Djajve të kuq"

Futboll

Ten Hag, opsioni kryesor i 'Djajve të kuq"

Më: 7 janar 2022 Në ora: 17:30
Ten Hag, opsioni kryesor i 'Djajve të kuq"

Trajneri holandez mund ta marrë në dorë gjigantin anglez, i cili e ka ftohur interesimin për Pochettinon e PSG-së

Erik Ten Hag është bërë zgjedhja e parë e Manchester United për trajner të ri.

Gjiganti britanik e ka ftohur interesimin për trajnerin Mauricio Pochettinon, i cili deri dje ishte zgjedhja e parë.

Prandaj, sytë e “Djajve të Kuq” tash janë fokusuar tek trajneri aktual i Ajaxit.

Për këtë siguron mediumi “The Times”.

Ten Hag i ka fituar dy tituj në Eredivisie me Ajaxin.

Gjithashtu, e udhëhoqi ekipin holandez drejt gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Këtë sezon e ka mbyllur fazën e grupeve të Championsit me 100 për qind fitore.

Man Utd nuk po kalojnë nëpër momente të mira këtë sezon.

Ky klub pritet të bëjë revolucion në ekip gjatë verës që vjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat