Një shekull futboll ferizajas 

Futboll

Një shekull futboll ferizajas 

Nga: K.G. Më: 7 janar 2022 Në ora: 17:26
Një shekull futboll ferizajas 

Klubi i futbollit Ferizaj synon rikthimin në elitën e futbollit në Kosovës, ndërsa vitin që vjen kremtojnë 100 vjetorin e themelimit. 

Synimi i drejtuesve të klubit është që të arrijnë vendin e parë në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B.

Organizimi është shumë i mirë, ndërsa pretendojnë edhe disa përforcime që të janë sa më të kompletuar.

Ferizajasit renditet në vend të dytë me 25 pikë, një me pak se Vushtrria.    

“Një shekull futboll ferizajas. Vitin që vjen, sporti ferizajas dhe jo vetëm, krahas 150 vjetorit të themelimit të qytetit të Ferizajt, shënon edhe jubileun e 100-të të themelimit të Klubit të Futbollit "Ferizaj".

Për bardhë-e-kaltrën që bëri krenarë ferizajasit për një shekull me sukseset e tij, së fundmi, me iniciativën e Kryetarit të FC "Ferizaj", z. Lulzim Abazi, u themelua këshilli inicues për shënimin e 100 vjetorit të themelimit të klubit në këtë përbërje: Lulzim Abazi, Xhevat Rushiti, Agron Selmani, Qamil Bytyqi, Adem Vata, Abdurrahim Islami, Jakup Ramadani, Naser Sinani, Naim Sojeva, Ismet Sahiti, Fehmi Hyseni, Qerim Shaqiri, Luan Selmani, Bujar Asllani, Refik Sadriu, Arian Bytyqi, Amir Lamaxhema, Driton Ramadani, Ardian Jashari, Afrim Abazi, gjersa koordinator i këtij këshilli u zgjodh Abdurrahim Islami ndërsa zëvendës-koordinator u zgjodhën Amir Lamaxhema dhe Bujar Asllani.

Kryetari Lulzim Abazi me këtë rast, tha se ky jubile dëshmon për traditën e Ferizajt në sportin e futbollit dhe sportet tjera, flet zëshëm për vlerat që ka qyteti ynë dhe mbi të gjitha paraqet një trashëgimi të çmueshme për brezat që do të vijnë, duke njoftuar se viti që vjen do të shpalos një sërë aktivitetesh në shënim të përvjetorit të 100-të Klubit, padyshim, një jubile jo vetëm për Ferizajt por mbarë futbollin në gjeografinë shqiptare. 

Klubi i Futbollit "Ferizaj" u themelua në vitin 1923, periudhë kjo tejet e vështirë jo vetëm për sportin por vet qenien kombëtare shqiptare, por që megjithatë, me përpjekjen e punën vetëmohuese të gjeneratave të tëra, arriti suksesshëm këtë rrugëtim 100 vjeçar, për të vazhduar në shekullin e tij të ri, me suksese të shumta që e presin”, shkruan në faqen e FC Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat