Konfuzion i madh

Futboll

Konfuzion i madh

Më: 6 janar 2022 Në ora: 12:35
Marota

Bolonja-Inter nuk do të zhvillohet si ndeshje, ndonëse skuadra zikaltër është paraqitur në ambjentet e stadiumit “Renato Dall’Ara” për të zbatuar protokollin e Ligës së Serisë A.

Për këtë ka folur administratori i deleguar i Interit, Bepe Marota për mediat duke treguar se kjo është një situatë anormale:

“Ka një konfuzion të madh, jemi dëshmitarë të situatave anormale. Nuk ka asnjë udhëzim, ne duam të hartojmë një protokoll të ri për të pasur një takim me qeverinë.

Bolonja ishte gati për të luajtur, por vuajti vendimin e Autoriteteve Shëndetësore.

Nuk ka udhëzime mes sportit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, duhet vendosur për protokollin që do të zbatohet. Kompetenca e Autoriteteve Shëndetësore duhet të kufizohet.”, përfundoi Marota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat