Empoli i vendos çmimin Bajramit

Futboll

Empoli i vendos çmimin Bajramit

Më: 5 janar 2022 Në ora: 23:56
Empoli i vendos çmimin Bajramit

Nedim Bajrami po zhvillon paraqitje shumë të mira këtë sezon në Seria A.

Kjo nuk ka mbetur pa u vënë re nga klubet e tjera, të cilat kanë shprehur pëlqimin për shqiptarin.

Sasuolo është ndër ato ekipe që do të përfitojë nga shërbimet e Bajramit, megjithatë përballë ka një pengesë jo të vogël. Empoli e vlerëson lojtarin plot 12 milionë euro.

Një shifër jo e vogël për një ekip si Sasuolo.

Megjithatë sezoni është i gjatë dhe ky çmim mund të rritet përsëri sepse Bajrami ka treguar rritje ndeshje pas ndeshjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat