Ferizaj përforcohet me një portier 

Futboll

Ferizaj përforcohet me një portier 

Nga: K.G. Më: 5 janar 2022 Në ora: 18:40
Petrit Terziu e Agron Selmani

Ferizaj synon të përforcohet në të gjitha repartet që të janë me të kompletuar për vazhdimin e pjesës së dytë të kampionatit të Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B. 

Ferizaj synon rikthimin në elitën e futbollit, skuadër e cila zë vendin e dytë me 25 pikë në stinorin vjeshtor.

Ferizajasit përforcohen me portierin Petrit Terziu.

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se klubi ynë ka arritur marrëveshje me portierin e ri Petrit Terziu, duke nënshkruar kontratë 1 vjeçare.

Terziu ishte pjesë e KF Vëllaznimit nga Gjakova në sezonin vjeshtor, ku pati paraqitje mjaftë të mira, ndërsa më parë ishte pjesë e SC Gjilanit e KF Vitisë!

Ky është përforcimi i parë i klubit tonë në merkaton dimërore. 
Klubi ynë i uron mirëseardhje Petritit, duke i uruar shëndet e shumë suksese në klubin tonë”,
njofton Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat