Elton Ismajlin e fton Italia e ai dëshiron të luaj për Kosovën

Futboll

Elton Ismajlin e fton Italia e ai dëshiron të luaj për Kosovën

Më: 5 janar 2022 Në ora: 16:21
Elton Ismajlin e fton Italia e ai dëshiron të luaj për Kosovën

Elton Ismajlin e fton Italia e ai dëshiron të luaj për Kosovën!

Karrierë prej futbollisti të suksesshëm po bënë në Itali, por më shumë se për kombëtaren azure, gjashtëmbëdhjetëvjeçari Elton Ismajli dëshiron të vesh fanellën e përfaqësueses dardane – Kosovës.

I lindur më 2005, sulmuesi i krahut Elton Ismajli, disa herë kishte marrë ofertë për të luajtur për përfaqësuesen U-17 të Italisë, por siç thekson ky djalosh me prejardhje nga Kosova, gjithnjë e kishte patur ëndërr që të luaj për vendin e të parëve të tij, për Kosovën.

Elton Ismajli, luan në Serie D dhe falë paraqitjeve të mira të tija si sulmues krahu, ai ka marrë ofertë nga ekipi i mirënjohur italian Spal, andaj ky lojtar me një ardhmëri të ndritur këtë ofertë serioze e sheh si një mundësi të mirë për të treguar veten dhe tërë talentin që posedon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat