Interi nuk heq dorë nga lojtari i Gjermanisë

Futboll

Interi nuk heq dorë nga lojtari i Gjermanisë

Më: 5 janar 2022 Në ora: 14:37
Interi nuk heq dorë nga lojtari i Gjermanisë

Merkato e Interit është fokusuar te lojtarët pa kontrata. Drejtuesit zikaltër arritën akordin me Andre Onana, me portierin kamerunas që do të zbarkojë nën urdhrat e Simone Inzaghit si lojtar i lirë në fund të sezonit.

Giuseppe Marotta ka piketuar një tjetër përforcim për sezonin e ardhshëm. Matthias Ginter ndodhet në vitin e fundit të kontratës me M’Gladbach, dhe disa ditë më parë theksoi se nuk do të rinovojë kontratën.

27-vjeçari aktivizohet në qendër të mbrojtjes dhe si shkatërrues, teksa numëron 46 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren gjermane. Interi e ka gati propozimin për Ginter: kontratë 4-vjeçare dhe 3.5 milionë euro rrogë sezonale.

Propozimi i klubit italian e tundon lojtarin gjerman dhe në Milanon zikaltër janë optimistë në lidhje me arritjen e marrëveshjes, që do i dhuronte një tjetër përforcim me vlera trajnerit Inzaghi në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat