Phoenix me 6 përforcime 

Futboll

Phoenix me 6 përforcime 

Më: 4 janar 2022 Në ora: 15:11
Phoenix me 6 përforcime 

Skuadra e futbollit Phoenix nga Banja synon Superligën dhe e arsyeton synimin me 6 përforcime serioze për stinorin pranveror.

Phoniex ka synime të mëdha në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A.

“Me fillim të vitit 2022 FC Phoenix- Banjë siguron superpërforcime.

Ardhjet e reja e stabilizojnë edhe më shumë skuadrën dhe e qartësojnë edhe më shumë rrugën drejt Superligës. Lojtarët që i bashkohen FC Phoenix-Banjë janë: Zeki Ademi nga Trepça ‘89, Dardan Rogova, Rron Rogova, Adnan Haxhaj, Ardit Vokshi nga Vëllaznimi si dhe Musa Kambi ish lojtar i Eintracht Frankfurt”, njofton ekipi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat