Luuk de Jong i jashtëzakonshëm, Barcelona triumfon 

Futboll

Luuk de Jong i jashtëzakonshëm, Barcelona triumfon 

Nga: K.G. Më: 2 janar 2022 Në ora: 22:53
Luuk de Jong i jashtëzakonshëm, Barcelona triumfon 

Barcelona kthehet me pikë të plota nga stadiumi  “Visit Mallorca”, ku të pranishëm ishin 14.654 shikues.

Barcelona triumfon me rezultat 1:0 ndaj Mallorca-s, në takimin e javës së 19-të në elitën e futbollit spanjoll.

Luuk de Jong në minutën e 29-të ka qenë i pafat, goditja e tij akrobatike nga rreth 11-12 metra ndalet në tërthorëse.

Një minutë pa përfunduar pjesa e parë, Luuk de Jong nga afërsia shënon me kokë për fitoren e madhe të katalunasve. 

Barcelona renditet në vend të pestë me 31 pikë e Mallorca është e 15-ta me 20 sosh. Trajneri Xavi është më i qetë pas kësaj fitore në udhëtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat