Prapaskenat

Futboll

Prapaskenat

Më: 2 janar 2022 Në ora: 12:24
Lorenzo Insigne

Tashmë ka pak dyshime, sipas asaj që raporton Corriere dello Sport: në fund të sezonit Lorenzo Insigne do të largohet nga Napoli pas dhjetë vjet përvojë dhe do të fluturojë në Kanada, në Toronto FC, për jetën e tij të re në MLS.

Sipas gazetës, marrëveshja është një hap larg dhe njoftimi i transferimit është i afërt, edhe pse kapiteni do të largohet vetëm në qershor.

Detajet e operacionit.
Insigne do të nënshkruajë një kontrate pesë-vjeçare prej 7.75 milionë euro ne sezon, duke përfshirë bonuset, plus një sërë përfitimesh si shtëpitë, makinat dhe fluturimet private. Mbyllja duhet të planifikohet për javën e ardhshme, pikërisht mes të martës dhe të mërkurës, kur drejtuesit e Toronto FC do të fluturojnë drejt Italisë për të përcaktuar të gjitha detajet e një marrëveshjeje që – thuhet – do të bëhet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat